Rita Ora ende nuk ka nevojë që të kontrollojë poshtë kolltuqeve, por financat e saj nuk duken edhe aq mirë sa ishin një vit më parë. “The Sun” raporton se 25-vjeçarja është duke paguar çmimin e mos lansimit të këngëvë të reja.

Kompania e saj, “Ora Multi Services” e mbylli periudhën njëvjeçare, që llogaritet deri në muajin prill 2015, me vetëm 265.457 paund fitim, për ndryshim nga viti paraparak ku ajo kishte realizuar fitim prej 1.3 milion paund.

Kjo është gjëja e fundit që i duhet Ritës në këto momente, pasi edhe labeli “Roc Nation” në padinë ndaj saj pretendon t’i marrë 1.6 milion paund yllit të popit.

“Rita nuk kishte asnjë këngë të re për pothuajse 4 vite dhe sigurisht që kjo ka ndikuar në llogarinë e saj bankare”, u shpreh një burim i afërt me këngëtaren, që gjithashtu deklaron se të ardhurat si pjesëtare në jurinë e “X Factor” nuk janë përfshirë.

Por, si arriti që Rita të ketë një fitim aq të lartë një vit më parë? Mos lansimin e këngëve të reja, 25-vjeçarja me origjinë kosovare e kompensoi me reklama telelvizie, falë disa roleve nëpër filma, përfshirë edhe atë tek “Fifty Shades Of Grey”, etj, dhe angazhime të tjera duke përfituar nga imazhi i saj.

Gjithsesi, nuk ka dyshim që Rita do të ringrihet sërish falë edhe talentit të saj.

Top Channel