Një dhuratë për Shën Valentin nga “Kupidi”

03/02/2016 00:00

Tre vite më parë, Emma Barratt, 24 vjeç fotografoi një çift nga dritarja, ku djali kishte vendosur ti propozonte vajzës për martesë para një monumenti historik.

Në atë kohë Emma ishte studente në Neevvcastle University dhe tashmë është vënë në kërkim të çiftit.

“Isha në një kafene dhe po shihja nga dritarja teksa po prisja disa miq të mi. Më tërhoqi vëmendjen ky çift të cilin e filmova. Në qendër të monumentit djali u ul në gjunjë dhe pak sekonda më vonë, ajo i tha ‘po’, duke u përqafuar”, rrëfen Emma.

24-vjeçare shpreson që të ndajë këtë foto me çiftin ditën e Shën Valentinit, duke qënë një farë Kupidi për ta. Ajo ka shpërndarë foton për të gjetur se kush janë.

“Kjo foto më përket mua po aq sa atyre dhe më pëlqen të shoh se sa të dashuruar janë ata nga një tjetër këndvështrim. Nëse do dija se dikush më kishte bërë të njëjtën foto mua, sigurisht që do e shpërndaja”, thotë Emma.

Top Channel