Jackson Martinez lë Atleticon. Blihet nga kinezët për 42 milionë euro

03/02/2016 00:00

Jackson Martinez e ka mbyllur shumë shpejt aventurën e tij me Atletico Madrid. Mbrëmjen e së martës, klubi spanjoll arriti marrëveshje me kinezët e Guangzhou Evergrande për shitjen e sulmuesit kolumbian për shifrën e 42 milionë eurove.

Shitja e Jackson Martinez vjen vetëm disa muaj pasi ai u ble nga Porto për 35 milionë euro.

Ndryshe nga numrat 9 të kohëve të fundit (Forlán, Agüero, Falcao apo Diego Costa) Jackson nuk u përshtat dhe nuk la asnjë shenjë me fanelën bardhekuqe.

Sipas “AS”, Atletico Madrid nuk do të blejë asnjë futbollist për të zëvendësuar kolumbianin. Objektivi ishte rikthimi i Diego Costa, por Chelsea nuk e pranoi ofertën prej 45 milionë eurosh që bëri Atletico.

Top Channel