Leicester mposht edhe Liverpool-in, ndalet Arsenali

03/02/2016 00:00

Nofka e tyre është “dhelprat” dhe të tillë u treguan edhe ndaj Liverpool-it. Skuadra e Jurgen Klopp ishte më kërkuese, por Leicester arriti të fitojë 2-0 në stadiumin e tyre.

Jamie Vardy ishte autori i dy golave në “King Power Stadium”, ai i minutës së 60 një perlë e vërtetë. Sulmuesi kryesor i ekipit të drejtuar nga Ranieri shënoi edhe golin e dytë pas 11 minutash duke vulosur fitoren ndaj një kundërshtari të fortë si Liverpool-i.

Manchester City, ndjekësi më i afërt i Leicester-it, u mjaftua me një gol të Agueros ndaj Sunderland-it, duke marrë 3 pikët nga kjo tranfertë.

Mbrëmje zhgënjyese për Arsenalin që nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në “Emirates Stadium” ndaj Southampton-it.

Manchester United u rikthye bindshëm, duke mposhtur 3-0 Stoke-n, me gola të shënuar nga Lindgard, Martial dhe Rooney.

Pas javës së 24-t, Premiere League vazhdon të udhëhiqet nga Leicesteri me 50 pikë, ndërsa në vendin e dytë ndodhet City me 3 pikë më pak, më pas Arsenali, tashmë me 5 pikë diferencë nga kryesuesit.

Top Channel