Juventus, dëmtohet Khedira; 2-3 javë jashtë fushave

02/02/2016 20:30

Pas dëmtimit të Mandzukic dhe Asamoah, Juventusit do i duhet të bëjë edhe pa mesfushorin Khedira.

Futbollisti i kombëtares gjermane u dëmtua në kofshën e djathtë gjatë ndeshjes kundër Chievos dhe do të kthehet të luajë vetëm pas 2-3 javësh, duke rrezikuar të mungojë në supersfidën ndaj Bayern Munchen, e vlefshme për 1/8 e Champions League (23 shkurt).

Në këtë mënyrë, Khedira është e sigurtë që nuk do të jetë në sfidën e titullit që Juventusi do të luajë ndaj Napolit në 13 shkurt.

Ky është dëmtimi i tretë sezonal për Khedirën.

Top Channel