Paltrow për ish-burrin: E kam si vëlla!

02/02/2016 00:00

Gwyneth Paltrow ka folur hapur për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Chris Martin. Në një intervistë për revistën “Glamour”, aktorja e famshme tha se këngëtarin e Coldplay tashmë e konsideron si vëlla.

“Kalojmë shumë kohë bashkë. Ka shumë raste që flemë të shtëpia e njëri-tjetrit. Pra, ne nuk jetojmë bashkë, por ia lëmë hapur derën njëri-tjetrit gjithmonë”, shpjegon Paltrow.

“Kalojmë shumë fundjava bashkë dhe pushime. Jemi ende familje, edhe pse nuk kemi marrëdhënie romantike me njëri-tjetrin. E kam si vëlla”, shton aktorja.

Gwyneth dhe Chris njoftuan ndarjen e tyre në mars të vitit 2014.

Top Channel