Interi mbështet Mancinin: Le të rinisemi!

02/02/2016 16:50

“Forca Inter dhe forca Roberto Mancini, me karakterin tënd dhe me pasionin tonë do të rinisim!”

Ky është mesazhi i shpërndarë në Facebook me të cilin klubi i Interit ka shprehur mbështetjen ndaj trajnerit, për të cilin muaji janar ka qenë i mbushur me rezultate zhgënjyese dhe plot polemika.

Vetëm një fitore ndaj Empolit në kampionat dhe ndaj Napolit në Kupën e Italisë. Më pas, 2 barazime (Atalanta dhe Carpi) dhe 3 humbje (Sassuolo, Juventus dhe Milan). Këtyre i shtohen polemikat me Sarrin dhe kartoni i kuq i marrë në derbi.

Për këtë arsye, ky mesazh i klubit për trajnerin është një shenjë e fortë besimi. Gjithsesi, vetëm rezultatet në fushë do të mund të shpëtojnë Mancinin nga shkarkimi.

Top Channel