Maqedoni, edhe LSDM-ja pajtohet me metodologjinë e pastrimit të listave zgjedhore

02/02/2016 16:15

Më në fund edhe partia më e madhe opozitare maqedonase, LSDM-ja, është pajtuar me metodologjinë e pastrimit të listave zgjedhore.

Sipas kësaj metodologjie, listat zgjedhore do të pastrohen në disa faza, duke u shfrytëzuar burime të dhënash nga 10 institucione, si dhe nëpërmjet verifikimit në terren, në ato vende ku nuk do të përputhen të dhënat.
 
Pas këtyre zhvillimeve, hapet rruga që anëtarët e KSHZ-së ta fillojnë pastrimin e listës zgjedhore nëpërmjet kësaj metodologjie aq shumë të përfolur.
 
Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 24 prill, për kur janë paralajmëruar, apo ato do të shtyhen.

Top Channel