Gjatë vizitës së tij në Maqedoni, sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Roth ka mbajtur një ligjëratë përpara studentëve të Fakultetit Juridikut në Shkup.

“Maqedonia po e humb kredibilitetin ndërkombëtar. Jam takuar me shumë organizata joqeveritare dhe porosia e tyre ishte e njëjtë ‘na ndihmoni ta kthejmë Maqedoninë në rrugën evropiane’”, ka deklaruar Roth.

Sipas pohimeve të diplomatit gjerman, për momentin BE ballafaqohet me shumë kriza dhe nuk mund të përqëndrohet tek Maqedonia.

“Është detyrim i përbashkët i qeverisë dhe opozitës të stabilizojnë situatën politike. Jam i shqetësuar për moszbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, ndërsa partitë po humbin kohën në mënyrë të pakuptimtë, por koha pa mëshirë po kalon”, ka pohuar Roth.

Top Channel