‘France Football’: Nejmar më mirë se Messi e Ronaldo

02/02/2016 12:20

Ndërsa në Spanjë përballet me drejtësinë për akuzat për evazion fiskal, në Francë, Nejmar është bërë protagonisti i France Football.

Revista prestigjioze franceze vendosi që t’i dedikojë numrin e radhës sulmuesit 24-vjeçar të Barcelonës duke bërë një krahasim mes paraqitjeve të tij dhe atyre të Messit e Ronaldos kur ishin në të njëjtën moshë.

Sipas statistikave të ‘France Football’, Nejmar ka të dhëna shumë më të larta se ato të argjentinasit dhe portugezit.

Kështu, deri tani Nejmar ka shënuar 257 gola në 413 ndeshje, Messi në moshën 24-vjeçare kishte 196 gola në 325 ndeshje, ndërsa Ronaldo 132 në 362 ndeshje.

Por ‘France Football’ shkon edhe më tej dhe e cilëson Nejmar si një fenomen mediatik dhe një lider të brezit ‘Youtube’ e sidomos udhëhqësin e përfaqësueses brazilianë në rrugën drejt rikthimin në fronin e mbretit të futbollit botëror.

Në fund, ‘France Football’ thekson se për vitin 2016 Nejmar mund të bëhet kandidati kryesor për të fituar Topin e Artë, por gjithçka do të varet se si do të mbyllë këtë sezon Barcelona.

Top Channel