E kemi mësuar gabim! Toka nuk është një planet, por dy. Në komunitetin e shkencëtarëve është ndezur debati mbi rrugën e formimit të shtëpisë sonë të përbashkët.

Teoria tradicionale dhe mbizotëruese i mëshon faktit se origjina e Tokës lidhet me një planet të vogël të quajtur Theia. Theia, sipas kësaj teorie, fshikulloi Tokën dhe vazhdoi rrugëtimin e vet. Nga ky fshikullim u hodhën në orbitë copa të mëdha shkëmbinjsh dhe gurësh që gradualisht formuan Hënën.

Por sipas profesorit Edward Young nga Universiteti i Kalifornisë e gjithë kjo është false. Ai thotë se në të vërtetë Theia nuk e fshikulloi planetin tonë, por u përplas ballazi me të duke u shkrirë në një planet, ndërsa Hëna u formua më vonë si pasojë e mbetjeve të hedhura në orbitë nga kjo përplasje.

Këtë pretendim, Young e mbështet në faktin që nuk ka asnjë ndryshim mes izotopeve të oksigjenit në Tokë dhe në Hënë.

“Ne nuk shohim asnjë dallim mes izotopeve të oksigjenit të Tokës me ato të Hënës. Janë njësoj, të padallueshme”, thotë Young, i cili ka krahasuar izotopet e planetit tonë me ato të marra nga një shkemb i Hënës, i sjellë në Tokë nga misioni Apollo.

“Kjo do të thotë që Theia është shkrirë si me Tokën ashtu edhe më Hënën. Vetëm kjo mund të shpjegojë faktin që ne nuk shohim asnjë gjurmë ndryshe të Theias në Tokë dhe në Hënë”, shton profesori Young.

Përplasja mes dy planeteve besohet të ketë ndodhur 100 milionë vite pas formimit fillestar të Tokës, që besohet se ka ndodhur mbi 4.5 miliardë vite më parë.

Në 2014-n, një grup shkencëtarësh gjermanë deklaruan se izotopet e oksigjenit të Hënës dhe Tokës ndryshojnë nga njëri-tjetri.  

FOTO GALERI
1/2

Top Channel