Kim: E urrej gjoksin tim të madh

02/02/2016 00:00

Së fundmi u bë nënë për herë të dytë dhe sigurisht që kjo u pasua me pak ndryshime fizike. Megjithatë, Kim Kardashian mbetet një prej femrave më të nxehta në botën e spektaklit.

Por, 35-vjeçarja, e famshme për format e saj të kolme, nuk është krejtësisht e kënaqur me linjat e veta dhe këtë e rrëfeu përmes një postimi në Instagram.

Kim postoi të hënën një foto të shkrepur në muajin janar duke rrëfyer së çfarë urrente më shumë tek vetja dhe ajo që 35-vjeçarja do të ndryshonte tek vetja është ndoshta pjesa më e pëlqyer për ndjekësit e saj…sidomos meshkujt.

“E urrej gjoksin tim të madh”, shkruan Kim. Kaq ka mjaftuar që fotoja të ndezë komentet e ndjekësve të 35-vjeçares.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel