Kur baleti bashkon Italinë dhe Shqipërinë

01/02/2016 00:00

Kërcimi i afron njerëzit, pavarësisht kombësive. Falë pasionit të përbashkët për baletin, 3 vite më parë nisi bashkëpunimi profesional midis nxënësve e pedagogëve të Shkollës së Baletit në Tiranë dhe “Centro Professionale Danza L’Opéra”, në Itali.

Binjakëzimi bëri që miqtë italianë të vinin në Shqipëri për nxënësit tanë, sikurse ata shqiptarë të shkonin në Itali për ata italianë. Gjate 3 viteve, jo vetëm që janë spikatur talente, por në të njëjtën kohë janë unifikuar teknikat e kërcimit.

Pedagogët italianë vijnë në Shqipëri në stinën e dimrit, ndërsa vizita kthehet në verë. Në tur përzgjidhet një grup nxënësish, që zhvillojnë një koncert të përbashkët me performanca nga të dyja shkollat.

Prej një viti, pjesë e shkollës italiane është dhe nxënësi shqiptar, Kristi Ismaili, i cili është përzgjedhur të punojë si “ndihmës” (asistent), duke treguar se Shqipërisë nuk i mungojnë talentet në këtë disiplinë.

Top Channel