Një nënë bëhet gjithmonë e rrezikshme kur i kërcënojnë të vegjlit e saj…e sidomos nëse ajo nënë është një elefant.

Nga Parku Natyror Masai Mara në Afrikë mbërrijnë fotot e shkrepura nga një amator, që rastisi në vendin e duhur dhe momentin e duhur.

Një buall (për fatin e tij të keq) rastis në rrugën e një elefanti me tre të vegjlit e tij. Bualli (kurajoz) nuk i bëri mirë llogaritë dhe iu vërsul me furi elefantit, i cili duke mos dashur për asnjë moment që të vihej në rrezik jeta e të vegjëlve kundërpërgjigjet duke i ngulur dy brirët dhe duke e fluturuar në ajër buallin.

Edhe pse pesha e buallit ishte rreth 600 kilogramë, elefanti e fluturoi atë në ajër për ta plasur më pas në tokë të pajetë.

Buajt cilësohen si kafshët më të rrezikshme të Afrikës dhe shumë agresivë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel