Estudiantes-Gimnasia, miqësorja që u shndërrua në luftë

01/02/2016 00:00

Fusha e lojës në sfidën miqësore mes Estudiantes dhe Gimnasias u shndërrua në një fushë të vërtete beteje mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Gjithçka nisi pak minuta përpara përfundimit të pjesës së parë pas një ndërhyrje të ashpër të lojtarit të Estudiantes, Askasibar kundrejt një prej kundërshtarëve të tij.

Nervat tradhtuan futbollistët e të dyja skuadrave që filluan betejën e tyre me fyerje, shqelma e grushta, duke bërë që arbitrit të vendosë përfundimin e ndeshjes për të evituar që kjo dhunë e shfaqur të përhapej edhe në shkallët e stadiumit.

Top Channel