Guardiola, profili i një fituesi

01/02/2016 00:00

Kur një trajner fiton dy Champions League në tre vjet, duke sjellë një filozofi të re të futbollit në vitrinën e lojës më të aplikuar në planet, është vështirë për të kundërshtuar nëse je apo jo një emër i madh.

Josep Guardiola është sepse e tregoi këtë duke përcuar mentalitetin fitues nga Barcelona B në ekipin A të simbolit blaugrana dhe duke implementuar një stil si “Tiki-Taka” që u bë spot i futbollit të bukur.

Sindroma Guardiola ka bërë shumë trajnerë që të synojnë ta imitojnë në filozofinë e skuadrave që stërvisnin, por përveç dëmeve financiare dhe sportive si në rastin e Stramacionit dhe Inzagit, nuk kanë sjellë të reja. Tashmë firma e spanjollit për 3 vjet me Manchester Cityn kthehet në sfidën e parë të vërtetë të karrierës së tij.

Kur Pep zbarkoi në Barcelonë, ai vendosur për të likuiduar ngadalë emra si Ronaldinho,dhe më pas bëri të njëjtën gjë me Samuel Eto’o, duke ndryshuar me Ibrahimovic.

Zgjedhja ishte disi gabim, sepse në fund kamerunasi ngriti Ligën e Kampionëve, ndërsa suedezi u largua në vitin pasues. Por, trofetë nuk munguan dhe Guardiola u kthye në simbolin e tifozëve, deri në vendimin për divorc, falë joshjeve të Bayern.

Në Mynih kurrë nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve, dhe ky sigurisht është minus i madh për tifozët gjermanë, edhe pse në 6 muaj kupa me veshë të mëdhenj mund të shkojë në Bavari.

Fitorja e Meisterschale është e lehtë, me një superskuadër si Bayern por në Angli diskutimi për titull bëhet me 5 apo 6 ekipe. Me një buxhet potencialisht të pakufizuar, Guardiola është basti i kërkuar i sheikut Mansur, për të sjellë në “Etihad Stadium”, lojën dhe Championsin që nuk e solli Pelegrini.

Top Channel