Ja i dashuri i ri i Irina Shayk

01/02/2016 00:00

Irina Shayk duket se nuk e ka pasur shumë të vështirë ta harrojë ish të dashurin e saj, aktorin Bradley Cooper, pasi ka gjetur ngushëllim në krahët e një mashkulli tjetër.

Mediat rozë vëjnë në pah afrimitetin mes supermodeles ruse me modelin Stephen James. Djali me tatuazhe siç njihet nga të gjithë, ka bashkëpunuar me Irinën në disa fushata.

Të dy kanë kanë qenë në krahët e njëri-tjetrit për ditëlindjen e bukuroshes ruse, madje britaniku ka postuar edhe një foto me Irinën në Instagram duke i uruar ditëlindjen e 30-të.

“Ata janë akoma në ditët e para por duket se shkojnë shumë. Irina duket se gjithmonë zgjedh të gabuarin, prandaj kësaj radhe është duke e marrë më shtruar. Kërkon që të jetë e sigurt”, tha një burim për “The Sun”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel