Icardi në shitje për 25 milionë euro?

01/02/2016 14:15

Te Interi merkatoja mund të ndizet në ditën e fundit të saj dhe protagonist mund të bëhet Mauro Icardi.

Sipas asaj që publikohet në portalin sportmediaset.it, klubi zuikaltër nuk e përjashton mundësinë e shitjes së sulmuesit argjentinas në çastet e fundit, duke parë edhe tensionin që është shtuar në raportet mes tij dhe trajnerit Mancini.

Gjithnjë sipas sportmediaset.it, Icardi mund të largohet nga Interi për një vlerë prej 25 milionë eurosh.

Top Channel