NBA, Golden State vazhdon rrugën e fitoreve

01/02/2016 12:20

Golden State Warriors vijon marshin triumfal në kampionatin e NBA. Skuadra kampione në fuqi regjistroi fitoren e 44 sezonale në 48 ndeshje, pasi mposhti New York Knicks në “Madison Square Garden” me rezultatin 116-95. Ai që veshi mantelin e liderit të eklipit këtë radhë ishte Klay Thompson, i cili e mbylli sfidën me 34 pikë të shënuara, ndërsa Stephen Curry këtë radhë u frenua në vetëm 13 pikë.

Fitore shënoi edhe Dallas Mavericks. Skuadra teksane mposhti Phoenix Suns 91-78, duke bërë që drejtuesit e skuadrës nga Arizona të marrin vendimin për të shkarkuar trajnerin Jeff Hornacek. Deron Williams me 27 pikë ishte ai që e drejtoi Dallasin drejt këtij suksesi dhe ndëshkoi skuadrën e Suns, që në javët e fundit ka shënuar një bilanc të pjesshëm me vetëm 2 fitore dhe 19 humbje.
 
Chicago Bulls i dorëzohet LA Clippers. Në “Staples Center”, skuadra kaliforniane fitoi sfidën 120-93 falë 26 pikëve të Jamal Crowford.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Miami  Heat mundi Atlanta Hawks 105-87 duke regjistruar fitoren e 4 radhazi. Los Angeles Lakers humbi sfidën me Charlotte Hornets 82-101, edhe pse Kobe Bryant shënoi 23 pikë në këtë përballje.

Top Channel