Bayern Munchen, Guardiola shqetësohet nga dëmtimet në mbrojtje

01/02/2016 11:55

Sezoni po hyn në momentin më të rëndësishëm të tij dhe te Bayern Munchen kanë nisur problemet. Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga zhvillimi i ndeshjeve të Ligës së Kampioneve, skuadra bavareze po përballet me dëmtime të rëndësishme në repartin e mbrojtjes.

Mehdi Benatia, Jerome Boateng dhe së fundmi Javi Martinez e kanë bërë me dhimbje koke trajnerin 45-vjeçar, i cili nuk e ka fshehur aspak shqetësimin e tij.

“Sigurisht që e kemi një problem. Në këtë moment kemi në dispozicion vetëm një qendërmbrojtës, Holger Badstuber. Benatiasë do t’ i duhen 2-3 javë derisa të riaftësohet plotësisht, Boateng do të mungojë për një kohë më të gjatë. Do mungojë edhe Martinez, por jo aq shumë sa Boateng. Në sfidën me Hofenhajmin, Kimmich tregoi se ai mund të luajë si mbrojtës, është i shpejtw dhe gjuan mirë me kokë”, tha Guardiola.

Trajneri spanjoll, me tone shakaje shtoi se nëse do të jetë e nevojshme do të aktivizojë në mbrojtje edhe portierin Manuel Neuer.

Top Channel