Digjet vila, Garko në spital

01/02/2016 00:00

Gabriel Garko është në spital, dhe ndodhet në ‘shok’, pas një shpërthimi në Sanremo, ku është shembur vila ku aktori jetonte këtë periudhë në përgatitje të festivalit të Sanremos, (9-13 shkurt).

Një e moshuar ka ndërruar jetë, dhe ndihma e shpejtë po punon për të gjetur mes mbetjeve të vilës trupin e saj. Shpërthimi ndodhi në orën 9.00 në katin e dytë të Vilës “Della Rosa”, në lagjen rezidenciale të Solaros.

Garko, i cili ndodhej në katin e parë,ka pasur vetëm disa djegie të vogla, por është në shok. Aktori është transportuar me ambulancë në spital, dhe ndihma e shpejtë bën të ditur se ai ka hipur vetë në automjet.

Top Channel