Bundesliga, fiton Bayern. Mavraj, 90 minuta në barazim

31/01/2016 00:00

Bayern Munich ka shënuar fitore 2-0 përballë Hoffenheim duke mbajtur me tetë pikë distancën me Dortmundin e vendit të dytë. Sulmuesi më në formë, Robert Lewandowski ka qenë autor i të dy golave për bavarezët.

Në pjesën e parë, atëherë kur luhej minuta e 32, braziliani Douglas Costa depërton bukur në zonë duke i dhënë në fund topin sulmuesit polak që mes dy lojtarëve kundërshtarë arrin të fusë topin në rrjetën e Bauman.

Në minutën e 64, Lewandowski vulos fitoren duke shënuar për 2-0. Pasi pranoi shumë bukur topin nga kapiteni Lahm, ai bëne dhe një vrapim në zonë për të shënuar edhe golin e tij të 19 në kampionat.

Ndërkohë, Mërgim Mavraj ka luajtur 90 minuta, për herë të parë në tetë muaj, në sfidën kundër Wolfsburg që Kolni e barazoi 1-1. Vendasit shënuan të parët me Draxler që shfrytëzoi një krosim të Vieirinhas, pasi edhe më parë Mavraj dështoi të largonte me kokë.

Por, kur kishin kaluar vetëm tetë minuta nga goli i avantazhit, Wolfsburg pëson në të 75-n, me Modeste që shënon për 1-1. Diferenca mes këtyre dy skuadrave vazhdon të jetë vetëm dy pikë, me Wolfsburg që pozicionohet në vendin e 7, ndërsa Koln në të nëntin.

Top Channel