Celine Dion falenderon fansat për mbështetjen

31/01/2016 00:00

Celion Dion ka bërë një deklaratë në faqen e saj zyrtare në internet, 2 javë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit Rene Angelil.

Në deklaratën e lëshuar thuhej: “Unë edhe familja ime ju jemi mirënjohës për mbështetjen dhe dashurinë që kemi marrë nga ju ditët e fundit. E kemi ndjerë dashurinë e madhe që keni patur për Rene. Lutjet tuaja na kanë ndihmuar në këtë moment të vështirë të jetës sonë më shumë seç mund ta imagjinoni. Faleminderit nga thellësia e zemrës”.

Bashkëshorti prej 21 vitesh dhe babai i tre fëmijëve të saj u nda nga jeta për shkak të kancerit në 14 janar, në moshën 73-vjeçare.

Top Channel