Ekspozitë e artistëve të viteve ‘70

30/01/2016 00:00

Janë punime në baltë të pjekur. I ka futur në furrë për t’i rikthyer sërish në jetë dhe disa syresh ekspozohen për herë të parë.

E abstraguar ose jo, çdo vepër ka një histori të veten dhe një simbolikë të veçantë siç është përshembull Iliriada, që për skulptorin Ermir Grezda simbolizon bashkimin e trojeve shqiptare apo punime ku spikasin figura të artit bashkëkohor.

Ishte një marrëdhënie miqësore mes kolegësh ajo që shtyu profesorin e vjetër të Liceut artistik “Jordan Misja” të çelë një ekspozitë të përbashket piktorin Adi Devolli në pavionet e Muzeut Historik Kombëtar.

Pjesë e brezit të artistëve të viteve ‘70, e me një kontribut të njohur në fushën e artit figurativ në Shqipëri, 2 artistët sjellin 65 punime të realizuara në 4 dekada krijimtari. 30 skulptura në qeramikë, 30 piktura në vaj dhe një Cikël vizatimesh.

“Secili nga ne, të dy përfaqësojmë një periudhë të krijimtarisë sonë të rëndësishme,kryesisht janë pjesët më shpirtërore. Është tema e historisë sonë, pellazgëve dhe ilirëve. Kemi proterete të figurave qodftë shqiptare qoftë dhe të artit italian. Në këtë jetë të gjatë artistike prej 40 vitesh, qoftë koleksioni i skulpturave që unë kam, është një pasqyrë që do ekspozuar, do mbajtur në ambiente publike duke i shërbyer turizmit kulturor”, thotë skulptori Ermir Grezda.

Prej pak muajsh në pension, Grezda me keqardhje shprehet se kjo do të jetë ekspozita e tij e fundit sidomos për shkak të vështirësisë që paraqet për një artist pa përkrahje një sipërmarrje e tillë.

Top Channel