Surpriza në Australian Open, Kerber fiton turneun për femra

30/01/2016 12:00

Angelique Kerber ka qënë surpriza e finales së femrave të Australian Open, duke mundur Serena Williams, duke fituar kështu për herë të parë një çmim kaq të madh.

Kerber mundi Williams me rezultatet 6-4, 3-6, 6-4 duke fituar titullin, e duke mundur fituesen 6 herë radhazi të finales së Melbourne Park. Kjo ishte finalja e parë për tenisten gjermano-polake.

Ndërkaq, të dielën pritet të zhvillohet finalja e meshkujve në Australian Open mes Novak Djokovic dhe Andy Murray.

Top Channel