Është një shprehje frazeologjike, por peshku i madh e ha të voglin është mëse real në disa pamje shokuese të postuar në LiveLeak.

Në këto pamje të rënda duket një peshkaqene femër, që ha një peshkaqen mashkull, më të vogël se vetja. Ngjarja ka ndodhur në një akuarium në Seul, Koreja e Jugut.

Disa minuta pas sulmit peshkaqeni noton i qetë në ujërat e akuariumit teksa i ka mbetur në gojë bishti i gjahut të saj. Bishti i presë priett të qëndrojë në gojën e peshkaqenit për rreth 4-5 ditë derisa ajo ta gëlltisë.

“Peshkaqenët kanë territorin e tyre. Megjithatë, ndonjëherë kur përplasen me njëri-tjetrin janë mjaft të pamëshirshëm”, thotë menaxheri i akuariumit.

Top Channel