Qytetet më të dhunshme në botë, në krye Karakas

29/01/2016 00:00

Karakas është qyteti më i rrezikshëm në botë. Kështu thotë raporti i ri i hartuar nga OJQ-ja meksikane Këshilli Qytetar për Sigurinë dhe Drejtësinë Penale.

Në vitin 2015, kryeqyteti i Venezuelës ka regjistruar kuotën më të lartë të vrasjeve për banor, duke lënë pas edhe zonat e luftës.

Me 119,87 vrasje çdo 100 mijë banor, Karakas ka tejkaluar San Pedro Sula, në Honduras, që për katër vite rresht kishte qëndruar në majë të klasifikimit të hidhur.

Mes 50 qyteteve më të dhunshme në botë, 41 ndodhen në Amerikën Latine dhe 21 prej tyre vetëm në Brazil.

Motivi kryesor i akteve të dhunës është sërish trafiku i drogës, kontrolli i territorit nga bandat e narkotrafikut, destabiliteti politik dhe varfëria e përhapur në shkallë të gjerë.

Sipas studiuesve, trafiku i drogës gjeneron çdo vit mbi 300 miliardë dollarë.

Top Channel