Injoron paralajmërimin e shokëve, por ja si e pëson nga ariu (KUJDES! Pamje të rënda)

29/01/2016 00:00

Një person në gjendje të dehur injoron paralajmërimin e shokëve dhe shkon të prekë një ari të murrmë në një kafaz të improvizuar, por e pëson keqazi…

Videoja besohet të jetë kapur në Murmanskaya Oblast, në Rusi. Ariu në kafaz ishte mjaft i qetë deri në momentin kur afrohen personi, të cilit më pas i ngul dhëmbët në krah, ndërsa viktima lufton dëshpërimisht për të shpëtuar veten.

Besohet se personi në fjalë ka arritur të mbijetojë, por ka humbur parakrahun deri në bërrylin e tij.

Top Channel