E mbani mend lojën ‘ku është panda’? Tani gjejeni ku është qeni…

29/01/2016 00:00

Në prag të festave të fundvitit të kaluar një ilustrim i artistit Gergely Dudas pushtoi me shpejtësi rrjetet sociale, ku sfidonte lexuesit për të gjetur sa më shpejtë pandën, në një ‘ushtri’ me pleq dëbore.

Tashmë, artisti hungarez na sjell një tjetër version të ilustrimit të tij të parë.

Gergely Dudas postoi në profilin e tij në “Instagram” një foto, ku këtë herë ishte e mbushur me panda, ndërsa mes tyre ishte edhe një qen.

Ai u drejtohet gati 1 milion ndjekësve të tij në “Instagram”: Keni arritur të gjeni pandën, tani a mund ta gjeni ku ndodhet qeni”?

 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel