Modelja e famshme  Alessandra Ambrosio është mbuluar nga koka te këmbët teksa ka shëtitur me deve në Dubai.

Bukuroshja mjaft e qeshur ka shpërndarë me 5.5 milionë fansat e saj një foto me mbishkrimin: “Të shëtisësh në shkretëtirë”.

34-vjeçarja ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për Dubai Shopping Festival, që është eventi më i madh i blerjeve dhe argëtimit në Lindjen e Mesme. Ky festival për 21 vite me radhë ka tërhequr mjaft turistë në Emirate.

Alessandra ndodhet atje për të dhënë pak shije modeleje për një ngjarje që ka në qendër parfumet në këtë festival.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel