Shqipëria në Euro 2016, fanellë me shqiponjë

28/01/2016 00:00

Shqipëria merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Europian të futbollit e për këtë arsye duhet të tregohemi sa më dinjitoz, jo vetëm në fushën e lojës.

Pak kohë më parë, FSHF-ja nënshkroi me “Macron” si sponsor teknik i Kombëtares, e cila do të realizoi edhe fanellat që Shqipëria do të paraqitet në Euro 2016.

Tashmë janë zbuluar edhe disa detaje të fanellës e cila pritet të prezantohet ditën e premte rreth orës 12:00. Një fanellë me shqiponjën të dizenjuar në të. E tillë do të jetë fanella e re e Kombëtares së Shqipërisë për në Europian.

Fanella pritet të jetë një ndërthurje mes traditave shqiptare, me shqiponjën si simbol dhe modernes, pasi dizenjo e saj është vërtetë unike. Gjithashtu në brendësi fanella pritet të ketë të ketë një shkrim të veçantë në gjuhën shqipe që do të jetë frymëzues për të gjithë personat që do ta mbajnë veshur atë.

FSHF ka bërë të ditur se ka arritur dhe një marrëveshje 6 vjeçare me këtë sponsor teknik. Macron ka dizenjuar gjithashtu dhe fanellat e Lazios, Aston Villa-s, Paokut apo dhe Sporting-ut .

Top Channel