“Marrëdhënia jonë ka marrë fund”

28/01/2016 00:00

Lindsay Lohan ka sulmuar nënën e saj Dina përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të “Instagram”-it, duke e akuzuar atë se nuk i ka qëndruar pranë dhe se tashmë marrëdhënia mes tyre ka marrë fund.

Në postimin e bërë në rrjetin social, i cili është fshirë pas disa orësh, 29-vjeçarja ka publikuar një foto të sajën duke hedhur telefonin, sipër së cilës shkruan: “Marrëdhënia jonë ka marrë fund”.

Bashkangjitur postimit aktorja e filmit “Mean Girls”, shkruan: “Ndonjëherë është e shpifur kur nëna jote nuk është aty pranë teje”. Por duket se ajo është penduar për këtë postim pasi pas disa orësh ka vendosur ta fshijë mesazhin.

Kjo nuk është hera e parë që Lohan sulmon nënën e saj, pasi edhe herë të tjera është akuzuar se ka përdorur famën e së bijës për karrierën e saj.

Top Channel