Profesioni, gjithnjë e më shumë në listën e përparësive të femrave…

28/01/2016 00:00

Një nga dilemat më të mëdha që shoqëron kryesisht femrat e ditëve të sotme, është zgjedhja midis karrierës dhe marrëdhënieve sentimentale. 10 vitet e fundit vihet re një rritje e numrit të personave që zgjedhin t’i përkushtohen karrierës.

Nevoja për t’u rritur si individ, por edhe pavarësia ekonomike kalon si sekondare çështjet me partnerin.

Çfarë ka ndodhur? Është një zgjedhje personale që buron nga zhgënjimet që dikush mund të ketë pasur nga një marrëdhënie dhe e ka gjetur veten të fokusuar në karrierë, apo meshkujt nuk i bëjnë kompromise me një vajzë që kërkon të rritet profesionalisht nga dita në ditë?

Shumë njerëz zgjedhin të gjejnë të mesmen e artë, të tjerë ecin me objektiva të qarta, ku mendojnë se ka kohë për marrëdhëniet sentimentale, e disa të tjerë e gjejnë veten të zhytur tërësisht në një marrëdhënie sentimentale fantastike, por pa një karrierë të tyren personale.

Sipas sociologëve, sot gjithnjë e më shumë po shtyhet caku i moshës që i çon femrat e meshkujt drejt hapave të një marrëdhënieje solide siç është martesa.

Por, megjithatë sa më shumë të ngjitesh në karrierë aq më pak kohë ke për të shijuar një marrëdhënie.

Top Channel