“Besoj se fëmijët m’i kanë parë skenat erotike nëpër filma”

28/01/2016 00:00

Është nënë e 6 fëmijëve dhe në karrierë ka qenë e pranishme në shumë filma që nuk janë të përshtatshëm për moshën e tyre, por Angelina Jolie beson se fëmijët e saj i kanë parë filmat që nuk duhen parë.

Aktorja 40-vjeçare, në një intervistë për “People”, tha: “Mendoj se i kanë parë. Edhe pse nuk kemi folur për këtë, jam e bindur se ia ka zënë syri disa skena të miat”.

Filmat e Angelina Jolie ku ka skena të forta erotike janë “Gia”, “Original Sin” dhe “Interrupted”.

Aktualisht, Angelina Jolie, së bashku me aktorin Jack Black, është e zënë me promovimin e filmit të animuar “Kung Fu Panda 3”.

Top Channel