Elsa Hosk, nudo për kopertinën e “Maxim”

28/01/2016 00:00

Modelja e re Elsa Hosk ka pozuar krejtësisht nudo për kopertinën e numrit më të ri të revistës “Maxim”.

Bukuroshja suedeze shihet pa asgjë në trup, përveç një varëseje me diamantë. Pjesët intime ia mbulon vetëm hija dhe një pellush i vendosur në mënyrë strategjike.

Elsa tregon në intervistë se si i duket tani kur kthehet në vendlindje, pas shumë vitesh jetese në Nju Jork.

“Jam rritur në errësirë le të themi. Muajt e dimrit janë shumë të zymtë, por isha fëmijë dhe nuk më bënte përshtypje aspak. Tani, pas shtatë vitesh që jetoj në Nju Jork, e ndjej ndryshimin kur kthehem në Suedi”, shprehet Elsa Hosk.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel