“Pensionistja” që tërhoqi vëmendjen

27/01/2016 00:00

Të gjithë sytë ishin tek Catherine Zeta-Jones teksa ka kaluar në tapetin e kuq të premierës botërore të filmit “Dad’s Army”, në Londër.

Bukuroshja hollivudiane dukej absolutisht sensacionale me një fustan blu me një të çarë provokuese teksa ka qënë e pranishme në Leicester Square, mbrëmjen e së martës, por askush nuk dukej më i magjepsur sesa grupi i pensionistëve “Chelsea”, të cilët ishin me shumë fat që kanë pozuar pranë aktores.

46-vjecarja ka arritur ta përballojë erën dhe shiun që filloi sapo ajo mbërriti në tapetin e kuq, duke shmangur një incident me fustanin e saj, i cili thuajse ekspozoi më shumë se sa duhet këmbët e saj.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel