Serie A, nën hetim transferimi i Bogdanit nga Chievo te Cesena

27/01/2016 00:00

Skandali i radhës që ka përfshirë futbollin italian për shkak të maksi-evazionit fiskal për të fshehur miliona, njollos edhe pse në mënyrë indirekte edhe një shqiptar.

Erjon Bogdani, një protagonist i padiskutueshëm në Kombëtaren kuqezi, por gjithashtu në disa ekipe në futbollin e apenineve, është një emër që përmendet në dosjen inkriminuese të prokurorëve italianë.

64 të hetuar janë vënë në fokusin e drejtësisë për shkak të mosdeklarimit real të shumave të transferimeve dhe përfitimeve në futboll. Po merren të dhëna edhe për kalimin e bomberit shqiptar nag Chievo te Cesena dhe kjo për shkak të prokuratorëve të përfshirë.

Alesandro Moxhi dhe Marko Somela janë dy agjentë jo të panjophur për drejtësinë italiane, i pari djali i Luciano Moxhit dhe tjetri një emër që ka finalizuar disa transferime.

Ata, së bashku me presidentin e Cesena-s, Igor Kampedeli, bashkëpunuan për transferimin e Erjon Bogdanit, por pa deklaruar shumën e saktë që u ble futbollisti shqiptar. Në dy sezone me fanelën e Cesena-s, Erjon Bogdani luajti 49 ndeshje duke shënuar dhe 8 gola e më pas u transferuar te Siena.

Top Channel