Kosovë, Kuvendi pastrohet nga njollat e bojës së protestës opozitare

27/01/2016 00:00

Njollat e bojës së kuqe, që protestuesit kishin hedhuar vitin e kaluar në fasadën e godinës së Kuvendit, në Prishtinë, kanë nisur të pastrohen.

Heqja e njollave ndodh më shumë se një muaj, pasi protestuesit e opozitës hodhën bojë, duke protestuar gjatë një seance të Kuvendit.

Në senacën e datës 14 dhjetor u përjashtua shumica dërrmuese e deputetëve të opozitës, për shkak të hedhjes së vazhdueshme të gazit lotsjellës në dy sallat e Kuvendit, atë të seancave plenare dhe atë alternative.

Top Channel u interesua pranë zyrës për Mediat, në Kuvendin e Kosovës, për të mësuar se përse u deshën disa javë, që boja të pastrohej nga xhamat e jashtëm të ndërtesës, por askush nuk ishte në gjendje të jepte një arsye, përse kjo ndodhi pikërisht sot.

Top Channel