Pas Manajt, Interi synon një tjetër talent shqiptar

26/01/2016 00:00

Edhe pse është aktivizuar pak nga Mancini, duket se drejtuesit e Interit kanë mbetur të kënaqur nga paraqitja e deritanishme e Rey Manajt, pasi zikaltrit tashmë synojnë të afrojnë në ekipin e tyre një tjetër talent shqiptar, i cili është vetëm 17 vjeç dhe aktivizohet me Modena-n në Serie B, Fabio Sakaj.

Për mesfushorin shqiptar kishte shfaqur interes edhe Juventusi, por së fundi drejtuesit e Interit synojnë me çdo kushte ta trasferojnë 17-vjeçarin. 

Mediat italiane shkruajnë se Interi dëshiron ta blejë kartonin e Sakajt, pavarësisht faktit se futbollisti i ri mund të mos transferohet menjëherë pranë skuadrës. Ideja është ajo e përcaktimit të një opsioni, për të mposhtur konkurrencën rreth talentit. Zikaltërit ofrojnë para dhe huazimin e mesfushorit nga Guinea, Gaston Camara.

Sakaj te Modena është nën urdhrat e ish-lojtarit të Interit Crespo, i cili te ky ekip është trajner. 17-vjeçari është aktivizuar në 4 takime deri tani.

Top Channel