Ja si mund të fshihen 14 shishe me alkool në trup

26/01/2016 00:00

Autoritetet në Arabinë Saudite arritën të zbulojnë dhe më pas ta arrestojnë një person, i cili tentoi të kalonte ilegalisht 14 shishe me pije alkoolike në doganë, ndërsa ishte duke ardhur nga Bahreini.

Personi i ndaluar nga policia kishte arritur më së miri t’i vendoste shishet me ngjitëse përreth trupit, ndërsa mbante të veshur rrobat e bardha tradicionale arabe.

Pas kontrolleve inspektorët arritën të zbulojnë shishet me pije alkoolike, të cilat personi në fjalë i kishte vendosur në pjesën e sipërme të trupit dhe te këmbët.

Një teknikë e ngjashme u përdor edhe në shtatorin e vitit të kaluar në Arabinë Saudite. Atëherë, personi i cili tentoi të kontrbandonte pijet alkoolike kishte krijuar xhepa të veçantë në pantallonat e tij.

Alkooli është i paligjshëm në Arabinë Saudite dhe ndaj atyre që kapen me shkelje të tilla ka dënime të veçanta si rrahje me kamxhik në publik.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel