Si është të presësh pesënjakë

26/01/2016 00:00

Një grua australiane e cila pret të sjellë në jetë pesënjakë thotë se po ha 3 herë më shumë se zakonisht për të marrë sasinë e rekomanduar të ushqimit për 5 fëmijët e saj.

“Po ha me zor sepse duhet të marr sa më shumë proteina”, shkruan Kimi në blogun e saj.

Postimet e saj “online”mbi dhimbjet, ndryshimet e trupit dhe shkuarjet në banjë 12 herë gjatë natës kanë tërhequr vëmendjen e mbi 123 mijë personave.

“Bëhet gjithmonë e më e vështirë sa më shumë kalojnë ditët, çdo pjesë e trupit më dhemb dhe nuk fle rehat. A ia vlen e gjithë kjo? Po!!!!”, shkruan 26-vjeçarja.

Kim Tucci, e cila ka edhe dy vajza të tjera, do të lindë pas disa javësh 4 vajza dhe një djalë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel