Rinovon hotelin, por gjen letrat 120-vjeçare

26/01/2016 00:00

Pronari i një hoteli ka gjetur një dokument të 120 viteve më parë në oxhakun e vjetër të ndërtesës.

Pas kaq shumë vitesh, ai ka dashur të bëj një zgjerim të godinës, për të krijuar më shumë dhoma, dhe bleu dhe pjesën ngjitur me hotelin ku ndodhej një oxhak i vjetër. Në këtë oxhak kishin ngecur letrat, që mesa duket kanë dashur t’i djegin.

Mendohet se ato dorëshkrime flasin për jetën në atë zonë në shekullin e 19-të. Një pjesë e letrave flisnin për një kimist dhë këshilltar të kohës, James D Ross, i cili ka jetuar në Jarrow.

“Ne po zgjerojmë hotelin Cliffton dhe blemë ndërtesën ngjitur për të krijuar më shumë dhoma. Dhe ne gjetëm këto letra teksa prishëm oxhakun ngjitur për të krijuar një derë komunikimi me hotelin”, thotë Scott Carlucci, pronar i hotelit.

Ross ka qënë një kimist mjaft i respektuar i Ormonde Street, sipas këtyre letrave.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel