Stuhia në SHBA shtyn vizitën e zyrtarit amerikan në Prishtinë

26/01/2016 11:40

Stuhia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë qe zyrtari i lartë i Departamentit të Shetit, Hoyt Brian Yee të shtyjë vizitën e parashikuar në Kosovë.

E kontaktuar nga Top Channel, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë konfirmoi nëpërmjet postës elektronike se, “zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee është detyruar ta shtyjë vizitën e tij të programuar si rezultat i stuhisë së dëborës që përfshiu Uashingtonin fundjavën e shkuar”.

Diplomati amerikan do të vizitonte Prishtinën për të kërkuar kthimin e normalitetit në institucionet e Kosovës.

Ndërkohë, qeveria kosovare ka lajmëruar sot se edhe vizita e parashikuar e komandantit të Forcave Aleate të Përbashkëta te NATO-s më bazë në Napoli, admiralit Mark Ferguson është shtyrë për shkak të vonesave të shkaktuara nga kushtet atmosferike.

Top Channel