Ja si u prit Giuseppe Rossi nga tifozët e Levantes

25/01/2016 00:00

Dëmtimet e kanë penalizuar shpesh për të treguar klasin e tij, por Giuseppe Rossi ka lënë gjurmë në La Liga kur luante me Villarreal-in. Tashmë lojtari italian është rikthyer sërish në kampionatin spanjoll, por këtë herë në radhët e Levantes.

Të gjendur në vendin e fundit në klasifikim, tifozët e Levantes e shohin italianin, i cili sezonet e fundit ishte pjesë e Fiorentinës megjithëse në shumicën e kohës qëndroi i dëmtuar, si shpëtimtarin e ekipit të tyre që aktualisht ndodhet në vendin e fundit në La Liga.

Në prezantimin e Rossit në “Estadi Ciutat” pati një numër rekord tifozësh, të cilët nuk e fshehën entuziazmin dhe shpresën e tyre për afrimin e italianit. Ata nuk reshtin së falenderuari 28-vjeçarin për afrimin e tij të Levante.

“Ardhja e tij i ka dhënë një tjetër energji lojtarëve dhe të gjithë tifozëve të ekipit”, tha trajneri i Levantes.

Top Channel