Futbolli në Kosovë, 5.7 mln euro për stadiumin e ri

25/11/2015 00:00

Investime të reja do të nisin të implementohen brenda pak javëve në stadiumin e Prishtinës, në një vlerë që llogaritet te 33 milionë eurot në total. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit prezantoi disa detaje të projektit bashkë me një delegacion të Klubit Futbollistik FC Prishtina.

Implementimi i Memorandumit të Bashkëpunimit mes MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës, për të investuar në projektin e rinovimit, do të modifikojë pozitivisht shtëpinë e tifozëve kosovararë. Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 5 milionë e 700 mijë euro dhe sipas memos në fjalë, qeveria do të investojë 75% e vlerës së këtij projekti, ndërsa Komuna e Prishtinës merr pjesë me 25%.

Për këtë investim kapital në stadiumin e Prishtinës krijohen lehtësira për zhvillimin e klubit kryeqytetas, por edhe të futbollit të Kosovës dhe Kombëtares. Përfaqësuesja kosovare po lobon fuqishëm për t’u anëtarësuar me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA, si dhe ka shpresë për t’u përfshirë në eliminatoret për Botërorin e Rusisë në 2018.

Top Channel