Agostini për MotoGP: Nuk pati aleancë kundër Rossi-t

25/01/2016 19:00

Për një legjendë të garave me motorë dhe personazh të njohur të motoçiklizmit si Giacomo Agostini, nuk ka patur asnjë aleancë kundër Valentino Rosri-t në botërorin e vitit të kaluar.

Përkundër opinionit mbizotërues mes tifozëve dhe ekspertëve në Itali, Agostini ka një mendim të ndryshëm për finalen shpërthyese të MotoGP që kurorëzoi Lorenzo-n kampion bote.

“Nuk mendoj se ka patur një akord të fshehur kundër Valentinos dhe për fat të keq gjërat janë kështu. Marc Marquez nuk donte që botërorin ta fitonte Jorge Lorenzo dhe as e kundërta. Tifozët udhëhiqen më shumë me zemër sesa me mendje dhe për këtë gjë, nuk besoj do ndryshojë opinioni në përgjithësi”, tha ish-piloti Giacomo Agostini.

“Çfarë ndodhi në pistën e Sepang, u pa nga e gjithë bota dhe nuk ishte aspak e bukur mes Rossi dhe Marquez. Por duhet të jesh mbi motor për të kuptuar vërtet sesi ndihen protagonistët, sa tension kanë mbi supe dhe mbi të gjitha sepse ka vetëm një fitues. Pres që të mos ketë hakmarrje nga Valentino në sezonin e ri, dhe të mos përsëriten incidente si në 2015”, tha 15 herë kampioni i botës.

Top Channel