Van Gaal, pranë largimit nga Manchester United

25/01/2016 13:50

Aventurës së Louis van Gaal te Manchester United duket se i ka ardhur vërtet fundi. Humbja në “Old Trafford” me Southampton i ka përkeqësuar gjërat te “Djajtë e Kuq” dhe tashmë drejtuesit e klubit anglez e kanë humbur durimin.

Vetë Van Gaal e ka pranuar dështimin e tij, teksa lëshoi një deklaratë pas përfuundimit të ndeshjes duke lënë të nënkuptohet se është shumë pranë largimit nga skuadra.

“Pritshmëritë për mua ishin shumë të larta dhe unë nuk u shfaqa në lartësinë e duhur, gjë që është shumë torturuese”, ishte deklarata e Van Gaal në përfundim të ndeshjes me Southampton.

Ndërkaq, në median britanike tashmë kanë filluar të mendojnë për atë që do të ndodhë me “Djajtë e Kuq” në muajt në vazhdim. Mësohet se deri në fund të sezonit drejtimi i skuadrës pritet të merret nga asistenti i Van Gaal, Ryan Giggs, ndërkohë që për sezonin e ardhshëm projektohet ardhja e Jose Mourinho.

Top Channel