Real Madrid, vetëm barazim me Betisin

25/01/2016 00:00

Ndalet edhe Reali i Madridit pas Atletikos. Në javën e 21 të kampionatit spanjoll skuadra madrilene ka barazuar në transfertë 1-1 me Betisin.

Alvaro Cejudo ka zhbllokuar ndeshjen që në minutën e 7 për vendasit, duke ia bërë shumë të vështira gjërat madrilenëve, që kanë qenë të pafat në shumë raste.

Gjithsesi, ia dalin mbanë të gjejnë golin e barazimit në minutën e 71 me Karim Benzemanë, duke marrë një pikë në këtë ndeshje.

Pas kësaj jave, Reali mbetet me 4 pikë distancë me Barçën kryesuese, që ka edhe një ndeshje më pak.

Top Channel