Chelsea fiton derbin e Londrës, Leicester udhëheq i vetëm

24/01/2016 00:00

Më në fund Chelsea me Guus Hiddink në stol ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme, duke mposhtur në minimalisht në derbin e Londrës Arsenalin.

Një gol i shënuar nga Diego Costa në minutën e 23-t të ndeshjes i ka mjaftuar “bluve të Londrës” për të marrë një fitore, e cila përveç 3 pikëve mjaft të rëndësishme do t’i ndihmoj ata edhe për të ngritur moralin. Për t’u theksuar në këtë ndeshje ishte edhe dalja me kartonin e kuq të Mertesacker që në minutën e 18 të ndeshjes pas një ndërhyrje ndaj Costa-s.

Në java e 23-t të Premier League u ndal edhe Manchester City 2-2 ndaj West Ham. Dy rezeultate këto të kësaj jave që i shkojnë për shtat Leicester-it, të cilët tashmë gjenden në kuotën e 47 pikëve, 3 më shumë se Arsenal e Manchester City, të cilët janë me pikë të barabarta, me nga 44.

Pas fitores minimale ndaj Arsenalit, tashmë Chelsea është ngjitur në vendin e 13, megjithëse ndodhet 15 pikë larg zonës së Champions.

Top Channel