Ronaldo mund të largohet nga Reali, shkak udhëtimet e lojtarit në Marok

24/01/2016 00:00

Tensionet mes Cristiano Ronaldos dhe Florentino Perez janë shtuar te Reali i Madridit. Presidenti i klubit madrilen është acaruar së tepërmi nga udhëtimet e vazhdueshme të sulmuesit portugez në drejtim të Marokut, si dhe nga spekulimet e shumta që kanë nisur në lidhje me miqësinë mes tij dhe “kick-bokser”-it, Badr Hari.

Kjo e ka detyruar kreun më të lartë të skuadrës 10 herë kampione të Europës, që të marrë masa dhe të ndalojë në mënyrë kategorike Ronaldon të vijojë me udhëtimet e tij.

Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, Ronaldo shkon në Marok me avionin e tij privat 4 herë në javë, çdo pasdite, nga e hëna në të enjte. Kjo rutinë e futbollistit u zbulua dhe ka shkaktuar zemërimin edhe të Perezit, për t’u kthyer në një çështje te Reali i Madridit.

Kjo situatë mund të sjellë edhe ndryshime në strategjinë e merkatos së skuadrës spanjolle, me Ronaldon që mund t’i japë lamtumirën Realit në fund të sezonit, pavarësisht përgënjeshtrimeve të shumta.

Top Channel